Tash e sa kohë këngëtari i njohur dhe shumë i pëlqyer Ermal Fejzullahu dhe gruaja e tij Ariana kishin bërë të ditur që do të bëhen prindër për herë të katërt.
Ndërsa para pak minutave ka qenë vetë Ermali i cili ka bërë të ditur se posa ka ardhur në jetë një vajzë të cilën e kanë pagëzuar me emrin Ana.
“Mirëseerdhe në jetë Ana” : Ka shkruar Ermali në mbishkrimin e fotografisë.
Kujtojmë që Ermali tanimë është baba i 4 fëmijëve, 3 vajza dhe 1 djalë.