Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu, është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale.
Ai shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, udhëtimet apo aktivitetet muzikore.
Megjithatë së fundmi, Fejzullahu vendosi që një nga postimet e fundit në InstaStory t’ia dedikojë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ai ndau me ndjekësit në InstaStory një imazh të stemës së UÇK-së, ndërsa shkroi në përshkrimin e saj se do të jemi gjithmonë të përulur ndaj sakrificave të tyre.
“Gjithmonë përulemi para vlerave tuaja”, ka shkruar Ermali në mbishkrimin e fotografisë.
Nuk dihet se nga erdhi frymëzimi i këngëtarit për të bërë një postim të tillë në një ditë të zakonshme, megjithatë duket qartë se ai mbështet dhe është mirënjohës përherë ndaj vlerave të UÇK-së.