Një dhuratë për ditëlindje, e mirë menduar dhe që në vetëvete ka një kuptim. Kështu ka qenë dhurata e Ermal Mamaqit për ditëlindjen e mamit të tij. Një udhëtim më Pragë, me një mision të veçantë. Praga ka një domethënie për mamanë e aktorit të humorit, aty ka jetuar për disa vite dhe një album fotografish që ecën me kohë.
“Një udhëtim familjar emocionues… Një mision në Pragë. Një dhuratë për ditëlindje.
Mbas 60 vitesh mami kthehet në vëndin ku u rrit. Qëllimi ishte të bënim 1 foto në shtëpinë ku jetoi për disa vite, në Ambasadën Shqiptare në Pragë. Ishte e vështirë ta gjenim se Ambasada Shqiptare kish lëvizur 2 herë vendndodhjen gjatë këtyre viteve. Por e gjetëm… Vëndi kish mbetur i braktisur dhe i paprekur që atëherë… Faleminderit për suportin Z. AMBASADOR Ilirian Kuka. Mission completed!!! Mamatë janë gjithmonë më të mirat… (Foto 1. Lart:Mami me motrën, vllain dhe gjyshen/Poshtë : Mami me djalin tim dhe mbesën time)”, shkruan Ermal Mamaqi.