Pas lajmeve të shumta që qarkulluan këto ditë në rrjet për largimin e Ermal Mamaqit nga “Tv Klan”, aktori ka reaguar pak më parë me një status të gjatë.
Veçse falenderon stafin e madh me të cilin ka punuar pa u lodhur, njofton edhe se ka menduar të bëjë një shkëputje nga televizioni. Të paktën deri në muajin janar.
Mamaqi ka vendosur të merret me xhirimet e filmit të tij më të ri, të titulluar “I love Tropoja” dhe aktualisht po i përkushtohet kinematografisë dhe marketingut.
https://www.instagram.com/p/B2EY_GTBERJ/?utm_source=ig_embed