Mamaqi ka një mesazh për përfaqësuesen e Kosovës

Prishtinë | 06 Sht 2016 | 10:28 | Nga

Ekzistimi i dy ekipeve të futbollit të shqiptarëve, Kombëtarja kuqezi dhe përfaqësuesja e Kosovës, ka nxitur spekulime nga më të ndryshmet në javët e fundit.

Mirëpo, shqiptarët vazhdojnë të jenë të bashkuar dhe të bëjnë tifo për të dyja skuadrat.

Kosova debutoi në mënyrën më të mirë në një garë ndërkombëtare duke barazuar në udhëtim te Finlanda (1-1), në sfidën e parë kualifikuese për Kampionatin e ardhshëm Botëror.

Nga urimet e shumta, është edhe ai i Ermal Mamaqit, i cili përmes rrjeteve sociale ka treguar qëndrimin e tij.

“Urime Kosovë për pikën e parë. Jemi një… Por në futboll jemi 2!”, ka shkruar Mamaqi në Instagram.

Postimi është shoqëruar me një fotografi, ku në plan të parë është logoja e FFK-së.

https://www.instagram.com/p/BJ_PPtPjPi1/

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme