Ekonomia Online
FUNDIT

Escobar i shkon në zyrë ambasadorit të ri të Kosovës në Amerikë

Escobar i shkon në zyrë ambasadorit të ri të Kosovës në Amerikë

Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar i ka shkuar dje në zyre ambasadorit të ri të Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli. Këtë e ka bërë të ditur ky i fundit me anë të një postimi në Twitter. Ai ka thënë se në këtë takim janë diskutuar disa çështje. “Kënaqësi ta takoj zëvendës ndihmës sekretarin Gabriel […]

Emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar i ka shkuar dje në zyre ambasadorit të ri të Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli.

Këtë e ka bërë të ditur ky i fundit me anë të një postimi në Twitter.

Ai ka thënë se në këtë takim janë diskutuar disa çështje.

“Kënaqësi ta takoj zëvendës ndihmës sekretarin Gabriel Escobar për një takim të frytshëm mbi një sërë çështjesh dhe për të rikonfirmuar objektivin tonë të përbashkët për të thelluar edhe më tepër marrëdhënien Kosovë-ShBA”, ka shkruar Dugolli në Tëitter.

Ndryshe, Dugolli është ambasador i ri i Kosovës në SHBA,  duke pasuar në këtë pozitë ish-ambasadoren Vlora Çitaku.

A pleasure to meet with DAS Gabriel Escobar for a fruitful discussion on a range of issues and reconfirm our shared objective to further deepen the special ??-?? relationship. pic.twitter.com/MnVOFXyZN8

— Ilir Dugolli (@IlirDugolli) December 16, 2021

Të ngjashme