Escobar mbërrin në ndërtesën ku po zhvillohet takimi mes Kurtit e Vuçiq

Prishtinë | 18 Gus 2022 | 12:33 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesi i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabiel Escobar, pak para orës 12 të mesditës, ka hyrë në ndërtesën e Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme në Bruksel, ku po zhvillohet raundi i ri i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Tanjug.

Pak para orës 11 ka nisur takimi i zyrtarëve të Bashkimit Evropian Giuseppe Borej dhe Miroslav Lajçak me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Të ngjashme