I dërguari special i presidentit amerikan Joe Biden për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, të dielën do të bëjë një vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Kjo është konfirmuar për Klix.ba, transmeton Klankosova.tv.
Vizita e shumëpritur e Escobar do të bëhet në fund të kësaj jave dhe në fillim të javës së ardhshme. Gjatë qëndrimit në këtë vend, zyrtari i lartë amerikan të zhvillojë bisedime të shumta me liderët politikë në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Kjo vizitë pritet pas seancës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së për situatën në Bosnjë e cila me shumë mundësi do të mbahet sot.
Shumë presin që ai të gjejë zgjidhje konkrete për krizën aktuale politike, domethënë të krijojë një proces të zhbllokimit të institucioneve dhe të parandalojë kolapsin e institucioneve të Bosnjë dhe Hercegovinës.
I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan për Ballkanin Perëndimor mbërrin në një kohë krize të thellë politike atje dhe së fundi tha se lëvizjet e anëtarit të presidencës së këtij vendi Milorad Dodik ishin të paligjshme dhe destabilizuese dhe u bëri thirrje udhëheqësve politikë të Bosnjës që të mos përgjigjen ndaj retorikës së tij dhe të ashpërsojnë më tej situatën.
Duke folur për lëvizjet e radhës të bashkësisë ndërkombëtare, ai tha se ekziston mundësia e sanksioneve dhe se të gjitha mjetet janë gati nëse dikush fillon të rrezikojë më tej integritetin territorial në këtë vend.
Ai përkujtoi se Shtetet e Bashkuara kanë dhënë mbi 2.4 miliardë dollarë ndihmë për rajonin në dekadën e kaluar dhe vetëm në vitin fiskal 2021 janë ndarë mbi 145 milionë dollarë për të ndihmuar Ballkanin Perëndimor në rrugën e tij evropiane. Ky është një sinjal i qartë se Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojnë destabilizimin e Bosnjë apo të gjithë rajonit.