Është 51-vjeçe por diva e muzikës, Jennifer Lopez nuk njeh moshë. Këngëtarja e famshme pozoi me bikini duke treguar se mosha për të është thjesht një numër.
JLo postoi foto në rrjetet sociale ku vuri në hap format e saj të tonifikuara trupore dhe elegante.
Ndonëse është 51-vjeçe, ajo ka një trup për tu pasur zili nga çdo femër.
Me fizikun e saj të përsosur, këngëtarja tërhoqi vëmendjen e të gjithëve dhe mori shumë komente pozitive.
“O Zot i madh është e pamundur, 51-vjeçe”- shkroi një prej ndjekësve të saj.
JLo është nënë e binjakëve 12-vjeçarë, Max dhe Emme.
Aktualisht është në një marrëdhënie me sportistin, Alex Rodriguez, i cili gjithashtu ka dy vajza nga një martesë e mëparshme.
Çifti po planifikonin të martoheshin, por për shkak të pandemisë shtynë datën e dasmës së tyre.