Banori nga Kosova i shtëpisë më të famshme në Shqipëri “Big Brother”, Granit Cana ka marrë vëmendjen e banorëve të tjerë për shkak të afërsisë së tij me këngëtaren Fifi dhe për punët në shtëpi.
Mbrëmë pasi Fifi largoi nga nominimet Granitin dhe vendosi Donaldin në përballje me Arditin, ky i fundit reagoi duke thënë se Graniti është fallco dhe është duke e përdorur këngëtaren.
Ndërsa, sot temë e diskutimit mes banorëve ka qënë Graniti, pasi sipas tyre ai nuk kryen asnjë punë në shtëpi dhe është vështirë të flitet më të.