Nuk është e vërtetë që UÇK-ja ka bërë luftë mbrojtëse siç po përpiqen disa ta kthejnë mbrapsht historinë për interesa politike.
Që nga Adem Jashari dhe të gjithë ata që kanë marrë në dorë armën; dhe janë organizuar rreth UÇK-së, kanë pasur një qëllim: çlirimin e vendit nga pushtuesi.
Është fyerje për UÇK-në dhe Adem Jasharin të thuash se ata kanë bërë luftë mbrojtëse.
As akti i ndërhyrjes se pushtuesit serb në familjen Jashari 24 vite me parë, nuk mund të trajtohet si luftë mbrojtëse, sepse shteti serb e kishte vërejtur që Adem Jashari me tërë familjen tashmë ishin bërë te njohur në tërë vendin për përpjekjet e mëherëshme, që bënin për organizimin e luftes për çlirim nga pushtuesi serb, prandaj e sulmoi për ta ndalur.
Në fund të fundit, robi s”ka pse bën luftë mbrojtëse në raport me pushtuesin dhe është deri në fund absurd një cilësim i tillë për Adem Jasharin dhe UÇK-në.