Miliona besimtarë myslimanë të sektit shiit kanë marrë pjesë në shënimin dhe festimin e ditës më të shenjtë në kalendarin shiit, Tasua dhe Ashuret, gjatë kësaj jave nëpër botë.
Tasua dhe Ashuret, dita e nëntë dhe 10-të në muajit Muharrem, janë ditë zie në islamin shiit, për të përkujtuar martirizimin e nipit të profetit Muhamed, imamit Hussein.
Në disa pjesë të botës, myslimanët shiitë që e festojnë këtë ditë të shenjtë, godasin veten në gjokes dhe kokë, si dhe godasin veten me kamzhik, zinxhir apo edhe shpatë, për të pasqyruar vuajtjet e tij.
Për të shënuar këtë ditë, marrin pjesë besimtarë të të gjitha moshave, përfshirë dhe fëmijë shumë të vegjël, të cilëve u prehet lëkura me mjete të mprehta.