Modelja e rrjetit Dominique Brown vdes në eventin festiv nga alergjia në moshën 34 vjeçare

Prishtinë | 08 Dhj 2024 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Modelja amerikane me influencë Dominique Brown raportohet se ka vdekur papritur gjatë një eventi të industrisë së teknologjisë pasi pësoi një reaksion alergjik.

Ajo ishte vetëm 34 vjeçe.

Brown merrte pjesë në darkën BoxLunch më 5 dhjetor kur miqtë e saj raportojnë se kishte ngrënë një ushqim ndaj të cilit ishte alergjik, thonin pjesëmarrësit, sipas rrjetit Daily Mail.

Brown, e cila banon te në Kaliforni, postonte përmbajtjet e saj të frymëzuara nga Disney duke krijuar komunitetin e gjere te grave me ngjyrë që adhurojnë filmat dhe tematikën e kompanisë së njohur.

Personazhe të shumtë të industrisë online ndodheshin në event dhe raportonin se ushqimi që ajo konsumi nuk kishte të shënuar ingredientin ndaj të cilit ishte alergjik.

Detajet e ngjarjes janë të pakta por rasti i shtohet vdekjeve të papritura që janë shumëfishuar 3 vitet e fundit, shkaqet e të cilave janë të paditura.

Të ngjashme