Situata mund të dalë shpejt jashtë kontrollit nëse lejohet krijimi i një zinxhiri të pakënaqësive sociale, shoqëruar edhe me krizën energjetike. Kjo duhet të parandalohet me çdo kusht nga Qeveria e Kosovës:
Situatat e jashtëzakonshme, kërkojnë përgjigje te jashtëzakonshme. Kriza energjetike, ne vendet si Kosova, krijon mundësi për krize sigurie.
Polarizimi i mëtejshëm është i gabueshëm jo veç për qeverinë, por edhe për shtetin. Te gjitha palët duhet të angazhohen në komunikim të sinqertë dhe t’i kërkojnë zgjidhjet e mundshme, qofshin ato edhe të përkohshme.
Shoqëria duhet të komunikoj mes vete. Në të kundërtën kam frikë se gjërat mund të eskalojnë.
Kjo gjë nuk na duhet në asnjë kohë, e më së paku tash kur presioni po rritet në çështjet e ndërlidhura me Dialogun.
Zvarritja e mëtejshme e trajtimit nga Qeveria mund të jetë fatale.
Kjo qeveri, pavarësisht fuqisë numerike, dhe për hirë të argumentit asnjë para saj dhe pas saj, nuk ka mandat për të lejuar zhytjen e Kosovës në një kaos. Është koha për të vepruar!