Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar sërish hapjen e arkivave të Serbisë, krejt kjo me qëllim të zbulimit të krimeve e masakrave të kryera gjatë luftës së fundit, raporton Ekonomia Online.
Kurti, këto komente i bëri pasi bashkë me familjarë bëri homazhe para arkivoleve të viktimave të masakrës së Rezallës, eshtrat e të cilëve u sollën pas zhvarrosjes në varrezat e Kizhevakut.
Kurti shtoi se nuk do të ndalen së kërkuari drejtësi, derisa të zbardhin fatin e të gjithë të zhdukurve me dhunë gjatë luftës në Kosovë.
“Mungesa e të zhdukurve rëndoi dhimbjen tuaj në këtë kohë. E madh është dhimbja e kësaj dite. Fëmijët po rriten bashkë me pritjen e një përgjigje. Nuk ka fajlë që mund të plotësoj bashllokën e mungesë”.
“Masakra e Rezallës është dëshmi e gjenocidit serb në Kosovë. Tërë këto vite ishit që thyhet heshtjen, sot kujtojmë me nderim qëndrimin tuaj. Kujtojmë edhe nënat dhe baballarët që ndërruan jetë para se të vijën fëmijët e tyre. Nuk mund të ndalemi deri sa të sjellim fëmijët e tyre në Kosovë dhe të sjellim drejtësi”.
“Të zhdukurit janë çështje e parë në dialog, për këtë kemi kërkuar hapjen e arkivave serbe për lokalizimin e varrezave masive në Serbi. Si mund të harrojmë, është detyrë që t’i adresojmë krimet e luftës për ballafaqim me të kaluarën që mos të përsëriten kurrë këso krimesh”.
Andin Hoti, kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, tha se kanë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme për rivarrimin.
“E ndjej dhimbjen bashkë me juve. Kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme edhe për rivarrim”.
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari tha se eshtrat e shtatë kosovarëve të vrarë në masakrën e Rezallës janë arkivat e Kosovës.
Me këtë rast ai ka bërë apel te bashkësia ndërkombëtare që të bëjë presion mbi Serbinë që të zbardhet fati i të zhdukurve, raporton EO.
“Këto janë arkivat tona, vuajtjet tona. Shtatë martirët po kthehen në vendin e lindjes. Familjaret e tyre përjetojnë një lehtësim ngase e dinë ku prehen eshtrat e tyre dhe ku mund të bëjnë homazhe”.
“Do të kujdesimi për rivarrimin e tyre në Rezallë. Bëjë apel për ndërkombëtarët që të bëjë presion te Serbia që të zbardhet fati i të zhdukurve”.
Bazuar në raportet e identifikimit, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës.