Publicisti, Veton Surroi, ka përdorur gjuhë shumë të ulët ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, transmeton Gazeta Metro.
Publicisti Surroi, ka përdorur gjuhë tepër të ulët, duk e quajtur ‘cub’ presidentin Thaçi.
Ky eskalim i gjuhës së Surroit, ka ardhur pasi presidenti Thaçi sot i ka dërguar letrën e pestë liderit të VV’së, Albin Kurti, e si duket kjo nuk i ka pëlqyer aspak atij.
Përveç kësaj, Surroi i ka thënë se ai mund të thirrej në çdo libër që do të donte, “edhe në regjistrin e numrave telefonikë, edhe në librin e fundit që ke lexuar, qoftë ai i lektyrës shkollore.”
Surroi, ka kohë që është rreshtuar krah liderit të VV’së, Albin Kurti, ndërsa nuk i kanë munguar fyerjeve në drejtim të atyre që kundërshtojnë liderin e VV’së.
Statusi i plotë i Surroit:
“Për cubëri nuk ke nevojë të thirresh në Kushtetutë. Hyn në punë çdo libër. Edhe regjistri i numrave telefonik. Edhe libri i fundit që ke lexuar, qoftë ai i lektyrës shkollore. “Në bazë të faqes 3, paragrafit të dytë të Lugjeve të verdha…”