Zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Garbiell Eskobar në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut është takuar me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Nikolla Dimitrov.
Në takim është biseduar për perspektivën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe rajonit si qëllim i përbashkët strategjik, si dhe çështjet aktuale në këtë kontekst, qëndron në njoftimin e dërguar nga Sekretariati për çështje evropiane.
Dimitrov ka dërguar falënderime për mbështetjen e vazhduar amerikane në integrimin e vendit në Bashkimin Evropiane dhe bashkëpunimin për ballafaqim me sfidat globale si pasqyrim i vlerave të përbashkëta.
“Ndajmë të njëjtin vizion për ardhmërinë e Maqedonisë së Veriut dhe rajonin dhe mbështetjen e ShBA-ve si partnerë tanë dhe aleatë, të cilët gjithmonë ka qenë nxitës i proceseve. Fillimi i negociatave qasëse me Maqedoninë e Veriut do të nënkuptojë rrumbullakim të një kapitulli në përmbushjen e qëllimit të përbashkët dhe krijimin e një momentumi për ardhmëri evropiane të rajonit si garanci e stabilitetit dhe demokracisë. Duke tejkaluar sfidat aktuale, do të mund të orientohemi drejt avancimit të vlerave që ndajmë dhe thellimin e partneritetit në këtë drejtim”, tha Dimitrov, qëndron në kumtesë, transmeton TV21.
Ndërkaq Eskobar ka potencuar përkushtimin e RMV-së si aleate e NATO-s në sigurimin e sigurimin rajonal dhe promovimin e vlerave euro-atlantike.
“Ai (Eskobar) theksoi se lidershipi i dëshmuar dhe përkushtimi për procesin reformues duhet të njihen me përparim të merituar në integrimet evropiane të vendit, nëpërmjet miratimit të kornizës negociuese dhe mbajtjes së konferencës së parë ndërqeveritare në procesin e negociatave”, thuhet në kumtesë.
Paraprakisht Eskovar është takuar edhe me presidentin e shtetit, Stevo Pendarovski dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.