Etem Arifi dorëzohet në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali

Prishtinë | 29 Sht 2020 | 11:09 | Nga Ekonomia Online

Deputeti Etem Arifi është dorëzuar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali.

Këtë e kanë konfirmuar për FrontOnline nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Sapo kontaktova me qendrën në Hajvali  dhe me treguan se personi në fjalë  është paraqitur atje”, ka thënë përmes telefonit zëdhënësi, Florent Gashi.

Deputeti i Partisë së Ashkalinjëve për Integrim është i dënuar nga gjykata, por që deri tash nuk i është përgjigjur organeve të drejtësisë për ta vuajtur dënimin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme