Komuna e Drenasit njofton se të martën përfundon afati i dorëzimit të kërkesave për dëmet nga vërshimet

Drenas | 18 Jan 2021 | 10:52 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Drenasit ka njoftuar qytetarët se deri më 19.01.2021, ora 12:00, duhet të dorëzojnë kërkesat për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Komunën e Drenasit.

Kjo vjen si rrjedhojë e kërkesës së nivelit qendror që kërkesat për vlerësimin e dëmeve t’i përcjellim deri të mërkurën, me datë 20.01.2021.

Komisionet janë në teren dhe po punojnë maksimalisht që tu përgjigjen të gjitha kërkesave të qytetarëve për vlerësimin e dëmeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme