6 kërkesat e grupit “Marakli t’kerreve” ndaj shtrenjtimit të sigurimeve të automjeteve

Prishtinë | 25 Nën 2019 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Grupi i njohur në Facebook “Marakli t’kerreve” bën të ditur se i ka parashtruar gjashtë kërkesa BQK-së kundër vendimit të saj për shtrenjtimin e sigurimeve të automjeteve në Kosovë, raporton “Koha Ditore”.

Këtë kërkesë, në BQK e ka dorëzuar Agan Hajdarhoxha.

Në kërkesën e tyre thuhet:

I nderuari Guvernator i Bankës Qendrore të Kosovës, z. Fehmi Mehmeti!

Në emër të komunitetit të “Marakli t’kerreve”, një grup ky me mijëra anëtarë në rrjetin social Facebook, dhe më shumë se 100 mijë qytetarëve që ne pretendojmë se i përfaqësojmë, po ua dërgojmë, të protokolluara, kërkesat tona, për të cilat u dakorduam në takimin që patëm më 22 nëntor 2019.

Atë ditë, ju na thatë se do të na i ktheni përgjigjet tuaja, në kërkesat tona brenda 3 dite, ndërsa që ne jemi pajtuar që ky afat të shtyhet edhe për dy ditë, deri të premten e 29 nëntorit 2019.

Kërkesat janë si më poshtë:

1. Pezullimi i menjëhershëm, ose i përkohshëm i vendimit për rritje prej 26.6 për qind

2. Shqyrtimi i vendimit të ri së bashku me ne, si përfaqësues të qytetarëve, por edhe me pjesëmarrjen e akterëve tjerë të përfshirë në këtë çështje.

3. Zhvillimi i një ankete/hulumtimi me qytetarë në lidhje me çmimin e sigurimeve (anketa/hulumtimi të bëhet bashkë me ne, pra, grupi ynë “Marakli t’kerreve” të jetë i përfshirë në këtë projekt.

4. Grupi ynë të jetë i pranishëm në diskutimet mes BQK-së dhe Shoqatës së Sigurimeve të Kosovës.

5. Marrëveshja e re të bëhet duke pas, në plan të parë, interesin e qytetarëve e jo të kompanive të sigurimit.

6. Vendimi i ri të merret në mënyrë transparente, duke informuar paraprakisht qytetarët, mediet dhe neve si grup/organizatorë të protestës”.

Image
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme