Sulmuesi i Konyaspor, Samuel Eto’o, është në bisedime me Lazion, ku takimi ka zgjatur katër orë.
Kamerunasi që është 37 vjeç dhe është bashkuar me Konyasporin në janar dhe ka kontratë deri në vitin 2019.
Sipas gazetës “Corriere dello Sport” dhe Rai Sport, Eto’o është takuar me drejtorin e Lazios, Igli Tare, për katër orë në Romë.
Për të do ishte një rikthim në Itali pasi ka luajtur te Interi ku e kishte fituar edhe tripletën në vitin 2010.
Ai pastaj u zhvendos në Turqi ku luajti te Antalyaspor dhe te Konyaspor.
Eto’o shihet si zëvendësues i denjë i Ciro Immobiles, që do të jetë sulmuesi kryesor.