Fitorja e parë pas 58 vjetësh ndaj Gjermanisë dhe kalimi në finalen e Parisit, i ka entuziazmuar tifozët dhe lojtarët francezë, por sidomos dyshen simpatike Evra-Pogba.
Show i dyshes juventine, këtë herë u transferua në zonën ku televizionet kanë të drejtë për të bërë intervista pas ndeshjes.
Mbrojtësi ishte duke u intervistuar nga gazetari i kanalit zvicerano-italian “RSI”, kur në ato momente erdhi shoku i tij i skuadrës Paul Pogba. Lojtari më i përfolur në merkaton aktuale ia rrëmbeu mikrofonin gazetarit dhe mori menjëherë rolin e tij duke u shndërruar në një gazetar.
Më pas, këtë detyrë e mori përsipër Evra, i cili pyeti si një italian i vërtetë.
Gjatë përgjigjes, Pogba pohoi se kishin patur mbështetjen e Italisë dhe italianëve për të mposhtur Gjermaninë. Pra hakun e tyre e kishin marrë francezët e Juventusit, të cilët në fund edhe pse me shaka i dërguan dhe një mesazh trajnerit Alegri dhe drejtuesve të Juventusit: Na duhet edhe 1 javë më shumë leje, me ketë kemi luajtur ne deri tani. Edhe 1 javë më shumë pushime.