Zëvendës-shefi i misionit të EULEX-it, Bernd Thran, ka mbajtur një ligjëratë para studentëve të Kolegjit ISPE, me temën “Roli i EULEX-it në zbatimin e sundimit të ligjit”.
Thran tha se dekretimi i prokurove e gjyqtarëve serb që do të shërbejnë në veri është ditë historike për Kosovë, raporton Ekonomia Online.
“Sot presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i ka dekreto gjyqtarët dhe prokurorët që vijnë nga pjesa veriore dhe kjo është një ditë historike. Ne jemi shumë krenar të shohim atë çka ka ndodhur, por çka mbetet këtu është që ne me e pa se si po zbatohet kjo marrëveshje”.
Sipas tij, sistem i plotë funksional nënkupton që të gjithë këta kanë me i zbatuar ligjet e Kosovës dhe kanë me funksionuar sipas sistemin ligjor të Kosovës. Ai tha se EULEX do të monitoroj punë e tyre.
“Gjithashtu ne kemi ende punë në këtë proces puna jonë është me e monitorua mënyrën se si po funksionojnë këta sepse këto raste në veti janë trajtuar nga gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it dhe tani këta kanë me këshilluar në mënyrë në qift punën e tyre”.
EULEX-i po merret me 40 raste për krime lufte e 15 për korrupsion
Ai tha se gjatë mandatit prokurorët e këtij misioni kanë qenë të përfshirë në 1350 raste ku prej tyre 213 janë krime lufte, 143 krim i organizuar, 75 korrupsion, 16 kundër terrorizmit dhe 16 krime financiare, raporton Ekonomia Online.
Kurse aktualisht EULEX është i angazhuar në mbi 108 hetime në vazhdim 40 krime lufte, 40 krime të organizuara, 15 korrupsion, 7 kundër terrorizmit, 6 krime financiare.