EULEX- i dhuron donacion për Komunën e Prishtinës

Prishtinë | 16 Maj 2020 | 13:00 | Nga Ekonomia Online

Shefi i EULEX-it në Kosovë, Lars Gunnar Wigermark ka dhënë donacion për Komunën e Prishtinës kompjuter për nxënësit të cilët nuk kanë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Wigermark ka njoftuar  se në pakon e tyre janë 30 kompjuter, përcjell Gazeta Insajderi.

“Kënaqësi të prezantojë 30 kompjuter nga EULEX-i si aksion për Kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, për t’i përdorur për nxënësit e kësaj komune të madhe të cilëve ju munogojnë pajisjet e nevojshme për të ndjekur mësimin online”, ka shkruar Wigermark.

Të ngjashme