Ka përfunduar bastisja në banesën e ish- kreut të PDK-së, Kadri Veseli, nga EULEX-i, e cila kishte nisur rreth orë 9 të mëngjesit të ditës së sotme, raporton Ekonomia Online.
Automjete të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës janë parë të largohen nga vendi i ngjarjes.
Bastisja është duke vazhduar te shtëpia e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe deputetit Rexhep Selimi.
Gjykata Speciale të enjten ka konfirmuar aktakuzat për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, një ditë para tyre për Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin.