“Sa i përket situatës së djeshme, Misioni i EULEX-it, është duke monitoruar nga afër situatën dhe po patrullon në veriun e Kosovës në përputhje me mandatin e misionit si përgjegjësi e dytë e sigurisë”, ka thënë për klankosova.tv, zëdhënësja e EULEX, Donika Berisha.
“Policia e Kosovës është përgjegjëse e parë e sigurisë ndaj çdo incidenti të sigurisë në vend”, ka shtuar ajo në përgjigjet për klankosova.tv.