EULEX-i uron 8-vjetorin e Kushtetueses

Prishtinë | 25 Tet 2017 | 14:27 | Nga

Misioni i EULEX-it ka uruar Gjykatën Kushtetuese të Kosovës në 8 vjetorin e themelimit të saj.

“Sot shënohet përvjetori i 8-të i themelimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Në këtë ditë, EULEX-i përgëzon Gjykatën për sukseset dhe arritjet e saj në përparimin e sundimit të ligjit në Kosovë që nga viti 2009” , thuhet në urimin e postuar në faqen zyrtare të misionit të BE-së për sundim të ligjit në Prishtinë.

Viti i 8-të i gjyqësor shënohet me një ceremoni në Prishtinë ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë, përfaqësues të akredituar të misioneve diplomatike dhe të organizatave ndërkombëtare në vend, si dhe delegacionet e nivelit më të lartë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë, e Malit të Zi, Maqedonisë,Bullgarisë, e Turqisë si dhe Gjykata e Lartë e Shqipërisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme