Euro u rrit të hënën në nivelin më të lartë për më shumë se katër javë. Në mëngjes monedha e përbashkët mbërrin në 1,0710 dollarë amerikanë. Për një kohë të gjatë një euro arriti të ketë vlerën përsëri mbi 1.08 franga.
Kursi i këmbimit euro-frang ishte rritur të hënën në mëngjes përkohësisht në 1,0825 franga. Javët e fundit kursi ishte luhatur nga 1.06 në 1.07 franga. Euro kishte avancuar për shkak të paralajmërimeve të rritjes së normave të interesit nga Banka Qendrore Evropiane (BQE).Po ashtu kanë ndikuar spekulimet e agjencive Reuters dhe Bloomberg. Sipas burimeve të brendshme, në mbledhjen e tij të fundit Këshilli Drejtues shkurtimisht foli për një rritje të normës para programit të blerjes së bonove, përcjell albinfo.ch.
“Ai nuk besonte në këtë skenar”, theksoi analisti i “Commerzbank”, Ulrich Leuchtmann. “Për momentin, presidenti i Bankës Qendrore të Evropës, Mario Draghi, nuk ka vënë një ndalesë për spekulime të tilla në komentet e tij javën e kaluar”. Ai beson se euro do të rritet në 1.13 dollarë.