Eurodeputetët thirrje BE-së t’i heqë vizat për qytetarët e Kosovës

Prishtinë | 21 Pri 2020 | 10:02 | Nga Ekonomia Online

Bashkimi Evropian duhet të sigurojë që metodologjia e tij e zgjerimit mbështet reformat dhe mbështet që anëtarësimi i plotë të jetë qëllimi përfundimtar i vendeve të pranimit, përfunduan eurodeputetët në një takim të Komitetit të Punëve të Jashtme në rekomandimet e miratuara sot për Ballkanin Perëndimor, thuhet në deklaratë.

Rekomandohet që BE-ja të angazhohet më shumë në vendet e Ballkanit Perëndimor, të ndihmojë në luftën kundër korrupsionit, të promovojë bashkëpunimin rajonal dhe të sigurojë fonde të përshtatshme para pranimit, që do të përfitojnë qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Është thënë se në interesin politik, të sigurisë dhe ekonomisë së vetë BE-së u vendos që të hapen negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe me Maqedoninë Veriore.

Ata gjithashtu i bënë thirrje BE-se që përfaqësuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, para hyrjes së tyre në BE, t’u bashkëngjiten nismave evropiane, siç janë politikat dhe programet sektoriale, duke përfshirë Konferencën për të ardhmen e Evropës.

Në deklaratë thuhet se BE-ja duhet të sigurojë që reformat në Ballkanin Perëndimor të përqendrohen në ndërtimin e kapaciteteve shtetërore, zbatimin e gjykimeve, reformimin e gjyqësorit dhe në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“BE-ja duhet të angazhohet gjithnjë e më shumë në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura bilaterale në rajon, duke promovuar marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin rajonal”, thuhet në dokument.

Eurodeputetët kundërshtojnë çdo ulje të fondeve para pranimit në BE, që mund të ngadalësojnë reformat e kërkuara të nevojshme për t’u anëtarësuar në Union.

BE-ja beson se përparësi duhet t’u jepet projekteve që përfitojnë popujt e Ballkanit Perëndimor dhe sigurojnë që fondet para pranimit të ndahen në mënyrë transparente, proporcionale dhe jodiskriminuese, duke u bazuar në treguesit e performancës, që matin përparimin e bërë nga vendet në zbatimin e reformës.

“Ky raport është një shenjë e qartë e mbështetjes së Parlamentit Europian për aspiratat dhe përpjekjet e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë anëtare të BE-së, kur të përmbushen të gjitha kriteret,” tha raportuesi i PE-se, Tonin Picula.

Sipas tij, politika e zgjerimit është gjithashtu një parakusht për të promovuar praninë e BE-së dhe interesin strategjik në Ballkanin Perëndimor, i cili duhet parë si diçka që është në interesin e përbashkët.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme