Eurodeputeti austriak: Heqja e vizave për Kosovën është urgjente dhe e rëndësishme

Prishtinë | 25 Nën 2021 | 10:34 | Nga Ekonomia Online

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl ka thënë se Kosova ka përmbushur tash e një kohë të gjatë kriteret për liberalizimin e vizave.

Mandl në një postim në Twitter ka shkruar se liberalizimi i vizave për Kosovën është urgjente dhe e rëndësishme.

“Në programin qeverisës të Gjermanisë në mënyrë eksplicite përmendet liberalizimi i vizave për Kosovën. Kjo është urgjente dhe e rëndësishme. Kriteret janë përmbushur për një kohë të gjatë. Parlamenti Evropian dhe Komisioni Evropian kanë rënë dakord prej kohës dhe duhet mbështetje e plotë parlamentare”, ka shkruar Mandl.

Ndryshe marrëveshja e koalicionit e tre partive gjermane që do të formojnë qeverinë e re federale ka përmendur liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Ne mbështesim integrimin evropian të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe, në këtë kuptim, reformat e nevojshme për të përmbushur të gjitha kriteret e Kopenhagës”, thuhet në marrëveshje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme