Eurodeputeti austriak kritikon masat e BE-së për Kosovën: Po injorohet që provokimet erdhën nga Vuçiqi

Prishtinë | 29 Qer 2023 | 16:46 | Nga Ekonomia Online

Kreu i delegacionit të Partisë Socialdemokrate të Austrisë në Parlamentin Europian, eurodeputeti Andreas Schieder, ka reaguar për masat e planifikuara të BE-së kundër Kosovës.

Ai thotë se ato janë të gabuara dhe se po injorohet fakti se provokimet erdhën nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq

“Masat e njëanshme ndëshkuese ndaj Kosovës të parapara nga Komisioni i Europian janë të gabuara. Ata injorojnë atë se provokimet erdhën nga Vuçiq i Serbisë. Nuk është e pranueshme të heshtësh për Serbinë ndërkohë që vetëm Kosova bëhet përgjegjëse për de-përshkallëzimin. Një proces serioz i dialogut duhet të ndërmarrë masa të qarta ndaj Serbisë”.

Të ngjashme