Eurodeputeti katalunas, Jordi Sole, ka mbajtur fjalim të fuqishëm për Kosovën në Parlamentin Evropian.
Sole ka përsëritur se pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, teksa ka kritikuar shtetin e Spanjës për mospranimin e këtij realiteti, shkruan Reporteri.net.
“Pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme, ligjore dhe demokratike.
Mosnjohja nga Spanja është një reflektim i frikës për të krijuar precedentë në lidhje me mënyrat për t’u bërë shtet.
Pengimi i perspektivës Europiane të Kosovës është egoiste dhe na dobëson neve si Bashkim Evropian”, ka thënë ndër të tjera ai.