Eurozona po shkon drejt një recesioni ekonomik

Prishtinë | 12 Nën 2022 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Shumë vende të Bashkimit Evropian do të shkojnë drejt recesionit ekonomik në dimër për shkak të rritjes së pasigurisë dhe rritjes së inflacionit. Parashikimi i zymtë vjen nga një raport i KE .

“Kriza energjetike e shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë ka gërryer fuqinë blerëse të familjeve dhe produktivitetin e korporatave, mjedisi i tregtisë së jashtme është dobësuar dhe politika monetare është shtrënguar, të gjitha këto së bashku do të çojnë në një recesion në BE në tremujorin aktual,” thuhet në raport.

Për më tepër, nënvizohet gjithashtu se inflacioni do të shkojë deri në 9.3 për qind në BE, por pritet të bjerë në vitin 2024 ndërsa shkalla e papunësisë pritet të shkojë në 6.5 për qind vitin e ardhshëm.

Gjermania ka të ngjarë të goditet më rëndë ku pritet që ekonomia të tkurret me 0.6% gjatë vitit të ardhshëm. Ekonomia më e madhe e Evropës ishte më e varura nga gazi rus përpara luftës në Ukrainë dhe po përpiqet të gjejë alternativa ndaj energjisë ruse.

Të ngjashme