Evakuohen civilë nga enklava e fundit e ISIS-it në Siri

Prishtinë | 20 Shk 2019 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Kamionë duke evakuuar civilë nga fshati i vetëm në Siri që ende është duke u mbajtur nga ISIS, janë parë sot gjatë ditës.

Gazetarë që kanë qenë në vijën e parë, kanë parë së paku 15 kamionë duke bartur burra, gra dhe fëmijë nga Bahguz, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Forcat Demokratike Siriane të mbështetura nga SHBA, që kanë rrethuar zonën, kanë thënë se ende nuk dinë nëse në mesin e pasagjerëve ka mundur të jetë edhe ndonjë pjesëtar i grupit terrorist.

Sidoqoftë monitorues britanikë kanë thënë se besohet që të gjithë civilët dhe militantët që ishin në Baghuz tashmë janë larguar.

Të ngjashme