Policia gjermane ka evakuuar një kopsht në qytetin Darmstadt, pasi mësuesit kanë gjetur një kallëp dinamiti në ambientet ku mësonin fëmijët.
Dinamiti mësohet se ishte prodhuar në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe ishte vendosur në raft për lodrat.
“Një fëmijë ka gjetur kallëpin e dinamit gjatë shëtitjes në pyll dhe e ka marrë me vete në çerdhe. Pasi ka luajtur për disa minuta ai ka vënë në raft”, tha zëdhënësja e policisë, Andrea Leb.
Kur u njoftua fillimisht policia përgatiti një operacion të gjerë me forcat për caktivizimin e bombave duke menduar se bëhet fjalë për dinamit të vendosur qëllimisht nga ekstremistët.