Novalab Agency organizon event në bashkëpunim me partnerin Cancri Marketing.
Në këtë aktivitet do të diskutohet rreth tendencave më të reja në teknologji dhe inovacion, me fokus të veçantë në përdorimin e inteligjencës artificiale nga kompanitë në Shqipëri dhe në Kosovë.
Novolab Agency synon të ndajë njohuri dhe praktika që mund të ndihmojnë në përmirësimin e proceseve të punës, duke e bërë atë më efikase dhe produktive.
Ky aktivitete zhvillohet të premten në ora 10:00 në Klan Arena.
“Eventi ynë është një mundësi e shkëlqyer për të mësuar më shumë rreth fuqisë dhe potencialit të teknologjisë së re dhe të ndajmë përvoja me profesionistë të tjerë të fushës”, thuhet në njoftim.