Evertoni është pajtuar që ta huazojë Deulofeu, por vetëm nëse Milani blen kartonin e tij gjatë verës
Sipas Sky Sport Italia, Everton është pajtuar me kërkesën e Milanit për ta huazuar Gerard Deulofeu në Itali me mundësi blerje në fund të sezonit, transmeton Gazeta Express.
Drejtori sportiv i Milanit, Adriano Galliani, ka konfirmuar se Evertoni nuk pajtohej që lojtari të largohej në formë huazimi pa opsionin e detyrueshëm të blerjes në fund të sezonit.
Sidoqoftë, tani Gianluca Di Marzio thotë se Evertoni është i gatshëm të lë të lirë lojtarin me opsion blerje në fund të sezonit dhe se tani varet gjithçka nga Milani nëse duan të pajtohen me kërkesën e klubit anglez.