Evertoni ka triumfuar 3:2 sot në udhëtim ndaj Fulhamit në xhiron e nëntë të Premier Leagues , duke u ngritur kështu në pozitën e gjashtë në renditje.
Dominic Calvert-Lewin (1’, 29’) dhe Abdoulaye Doucoure kanë shënuar për Evertonin, ndërsa për Fulhamin realizuan Bobby Reid (15’) dhe Ruben Loftus-Cheek (70’). Ivan Cavaleiro në minutën e 68-të humbi penallti për Fulhamin.
Evertoni pas nëntë ndeshjeve i ka 16 pikë, është katër prapa liderit Tottenhamit.
Fulhami zë vendin e 17-të me 4 pikë.