Ata që nuk jetojnë në Evropë dhe kanë vendosur që të vizitojnë kontinentin gjatë kësaj vere, por edhe banorët e kësaj pjese duhet të lexojnë këtë të dhëna, pasi që është paralajmëruar se një pjesë e vendeve do të jenë të “mbështjella” nga i nxehti ekstrem.
Kjo pasi që, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, meteorologët parashikojnë se temperaturat mund të arrijë deri në 45C në disa vende, duke e bërë vitin më të nxehtë që nga 2003 kur 15,000 vetë vdiqën në Francë, pasi temperaturat në jug të vendit arritën kulmin në 44,1C.
Sipas ekspertëve, vende të tilla si Franca, Portugalia dhe Spanja do të jenë më të prekurat, ndërsa vendet e tjera evropiane gjithashtu do të shohin temperatura më të larta se normale.
Gjithashtu, thuhet se Organizata Botërore Meteorologjike (WMO) paralajmëroi se temperaturat mund të rriten deri në 6C.
Ndërsa një ekspert i motit, duke paralajmëruar banorët dhe turistët rreth shpërthimit të nxehtësisë që pritet ta godasin Spanjën, thjesht tha: “Ferri po vjen!”.
Sipas njoftimeve në Francë, parisienët janë vënë në gatishmëri për të marrë masa paraprake shtesë gjatë valës së nxehtësisë.
Kryebashkiaku i qytetit Anne Hidalgo miratoi një plan veprimi më herët këtë javë, i cili do të shohë ‘dhoma të ftohta’ publike dhe burime shtesë të ujit të krijuara në të gjithë qytetin; gjithashtu janë zgjeruar edhe oraret e hapjes për pishinat publike.
Provimet shkollore janë shtyrë dhe nga njerëzit është kërkuar që të mos pinë alkool dhe të freskojnë me ujë trupat e tyre, disa herë në ditë.
Gjithashtu, siç thuhet tutje, përcjell Telegrafi, Zvicra mund të shohë lartësi prej 37C, ndërsa temperaturat do të arrijnë të paktën 35C në Poloni – një rritje prej 11 deri 17C për këtë kohë të vitit.
Pretendohet se prezenca e motit të nxehtë po shkaktohet nga një kombinim i stuhive në Atlantik dhe presioni i lartë mbi Europën qendrore, e cila po sheh ajrin më të ngrohtë të ardhur nga Sahara.
Dhe ndërsa valët e nxehtësisë nuk janë të rralla, kontinenti ka dëshmuar rrallëherë ekstreme të tilla. Lajmi ka bërë që disa të fajësojnë ndryshimet klimatike.
Duke folur për Associated Press, Stefan Rahmstorf, një klimatolog në Institutin për Hulumtime të Ndikimit në Klimë të Potsdam, tha: “Kjo rritje në ekstremet e nxehtësisë është ashtu siç parashikohet nga shkenca klimatike si pasojë e ngrohjes globale”.
Ndërsa një studim i botuar në të “Earth’s Future” më parë këtë muaj, gjithashtu pohoi se ndikimi i njeriut ishte i pamohueshëm.
“Temperaturat jashtëzakonisht të larta përbëjnë një kërcënim të menjëhershëm për njerëzit dhe ekosistemet. Gjatë viteve të fundit, shumë rajone në tokë dhe në oqean përjetuan valë të nxehtë me ndikime shkatërruese që do të kishin qenë shumë të vështira pa ndryshime klimatike të shkaktuara nga njeriu”. /Telegrafi/