Kryeqytetin e ka fituar Shpend Ahmeti nga Vetëvendosje; Partia Demokratike e Kosovës ka fituar në Prizren, Ferizaj e Klinë; LDK-ja ka fituar në Gjilan, Vushtrri, Podujevë e Istog; kurse në Mitrovicë ka fituar Agim Bahtiri.
Shpend Ahmeti edhe një mandat në Prishtinë
Kandidati VV-së, Shpend Ahmeti, do të qeverisë me kryeqytetin edhe për katër vitet e ardhshme, kështu duke marrë edhe një mandat të dytë, kjo sipas të dhënave nga EXIT POLL i realizuar nga Klan Kosova.
Këto të dhëna tregojnë që Shpend Ahmeti ia ka dalë të marrë 52.2% të votave kështu duke lënë pas kundërkandidatin e tij nga LDK-ja, Arban Abrashi, i cili ka mbledhur 47.8% të votave.
EXIT POLL i Klan Kosovës i cili realizohet nga Shkëlzen Maliqi dhe ekipi i tij, ka mbledhur dhe analizuar të dhënat në 11 komuna nga 19 gjithsej sa kanë shkuar në balotazh.
Prizrenin e fiton Shaqir Totaj
Sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës, komunën e Prizrenit e ka fituar kandidati për kryetar nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj.
Agim Bahtiri fiton në Mitrovicë
Agim Bahtiri, kandidati i Aleancës Kosova e Re, ka fituar në Mitrovicë, njofton Klan Kosova.
Kështu bën të ditur EXIT POLL-i i Klan Kosovës.
Sipas këtyre rezultateve preliminare, Agim Bahtiri ka marrë 52.1 për qind, ndërsa Valdete Idrizi e Partisë Demokratike të Kosovës ka marrë 47.9 për qind.
Lutfi Haziri e fiton Gjilanin
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të qeveris edhe një mandat tjetër si Kryetar i komunës së Gjilanit.
Kjo sipas rezultateve ekskluzive të Exit Poll të Klan Kosova.
Lutfi Haziri nga LDK, ka mposhtur Sami Kurteshin nga Lëvizja Vetëvendosje, me 65.8% të votave.
Sami Kurteshi sipas rezultateve, ka arritur të fitojë 34.2% të votave në këtë komunë.
Ardian Gjini e merr Gjakovën
Kandidati i AAK-së për Gjakovë, Ardian Gjini ka fituar këtë komunë me 58.0% , thuhet sipas sondazhit të Exit POll-it të Klan Kosovës.
Ai ka mundur Mimoza Kusari-Lilën nga Alternativa e cila ka marrë 42.0% të votave.
Suharekën e fiton Bali Muharremaj
Sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës, komunën e Suharekës e ka fituar kandidati për kryetar nga radhët e AAK-së, Bali Muharremaj.
Lutfi Haziri e fiton Gjilanin
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të qeveris edhe një mandat tjetër si Kryetar i komunës së Gjilanit.
Kjo sipas rezultateve ekskluzive të Exit Poll të Klan Kosova.
Lutfi Haziri nga LDK, ka mposhtur Sami Kurteshin nga Lëvizja Vetëvendosje, me 65.8% të votave.
Sami Kurteshi sipas rezultateve, ka arritur të fitojë 34.2% të votave në këtë komunë.
Rezultat i ngushtë në Rahovec
Smajl Latifi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, është duke i prirë garës për të parin e Komunës së Rahovecit.
Kështu raportohet nga Exit Poll i Klan Kosovës, megjithatë këto shifra pritet të ndryshojnë pasi kjo komunë po përballet me një rezultat të ngushtë në mes dy subjekteve partiake garuese për Rahovecin.
Latifi nga PDK, po prin deri tani me 50.8% të votave.
Ndërsa Vehapi nga Vetëvendosje, ka arritur të ketë deri tani vetëm 49.2% të votave, njofton Klan Kosova.
Xhafer Tahiri fiton në Vushtrri
Sipas EXIT POLL-it të Klan Kosovës, Xhafer Tahiri nga Lidhja Demokratike e Kosovës do të qeverisë me komunën e Vushtrrisë gjatë katër viteve të ardhshme.
Tahiri ka dalë fitues në Vushtrri me 60.7% duke lënë pas Ferit Idrizin nga PDK me 39.3% të votave.
Istogun e merr Haki Rugova
Sipas Exit Poll-it të Klan Kosovës, në komunën e Istogut, gjatë katër viteve të ardhshme do të qeverisë Haki Rugova nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton Klan Kosova.
Me 55.0%, Rugova, ka lënë pas kundër-kandidatin e tij nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gani Dreshaj me 45.0%.