Fabregas: Ky ishte fajtori për eliminimin e Spanjës nga Botërori

Prishtinë | 02 Kor 2018 | 10:27 | Nga

Cesc Fabregas ka gjetur fajtorin për eliminimin e Spanjës nga Kupa e Botës.

Ai deklaroi që fajet i kishin pasimet e pakuptimta të futbollistëve, pra dominimi shterp, përcjellë “Lajmi.net”.

“Spanja po e kontrollonte thellësisht topin dhe qarkullimin e tij. Unë jam një tifoz i madh i “tiki-taka”, lojës së bukur, por asgjë nuk po ndodh. Ne nuk kemi parë asnjë rrezik nga ekipi spanjoll, përveç një goditjeje me kokë të Diego Costa dhe një gjuajtje jashtë portë të Isco”, deklaroi Fabregas.

“Duhej shkuar përpara me Diego Costa në majë, por ka pasur diçka që nuk shkon. M’u duk e çuditshme, se të gjithë lojtarët e Spanjës ktheheshin prapa, ata donin vetëm posedim. Dhe unë mendoj se ky ishte më shumë posedim për t’u mbrojtur, se sa për sulm, kur duhej të ishte e kundërta”, shtoi ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme