Fabrika hedhë kemikale në lumin e Batllavës, banorët e Llapit duan zgjidhje urgjente

Prishtinë | 13 Maj 2018 | 16:49 | Nga

Banorët e fshatit Bellopojë janë ankuar për një fabrikë që hedhë kimikale të pa filtruara në lumin e Batllavës.

Fabrika, sipas banorëve, prodhon vaj ushqimor dhe ata po vuajnë nga ky helmim për shkak se lumi i Batllavës kalon nëpër fshatin Gërdofc, Bellopojë, për të kaluar në Shakovicë e më tutje.

Banorët këtë e kanë quajtur krim ndaj natyrës dhe kanë kërkuar zgjidhje urgjente për këtë çështje.

Ata thonë se më herët, kanë protestuar për të ndaluar helmimin e ujit të lumit nga fabrika, gjithashtu janë ankuar ne komunën e Podujevës dhe në ministrinë e Ambientit por asnjëherë nuk është zgjedhur ky problem.

https://www.facebook.com/PodujevaIme/posts/1584522161673991

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme