Fabrikimi i frikës në Veri!

Prishtinë | 20 Dhj 2022 | 11:36 | Nga Kimete Berisha

Kryeministri Albin Kurti i tha gazetës The Guardian se:
‘Nëse hiqen barrikadat e bandave serbe në Veri – do të ketë viktima’.

Prandaj, nuk po i heqin barrikadat – për të mos pasur viktima.

Më mirë gjallë e me barrikada, sesa të flijohesh për hekra.

Kushdo që e ka një dëshirë në Kosovë, e vendos një barrikadë, kërcënon me vdekje dhe i plotësohet dëshira.

  • Pasi e parashikoi vdekjen e sigurtë të dikujt sherri i barrikadave, Kryeministri tha se megjithatë ‘nuk do të lejohen edhe shumë gjatë barrikadat’.

Pra, vdekja nuk mund të shtyhet në pafundësi.

Shtyjë targat legale.
Shtyjë zgjedhjet lokale.
Shtyje vdekjen.

  • Nuk shkon.

Veç shqiptarëve ua shkatërroi jeten ‘me kohë’.

  • Kamionëve u ka dhënë fuqi atomike dhe kuptim okult barrikadave dhe ky mistifikim e ka rritur shqetësimin se kushdo që i prek ato barrikada – do të vdes.

Prandaj, askush nuk po i lëviz kamionët misterioz.

Komandanti i KFOR-it ka shkuar sot në Beograd, për t’i lutur kriminelët serbë të vetëdijësohen dhe të pendohen.

  • Kryeministri po e përgatit popullin e tij se: më mirë Zajednicë se sa vdekje. Krejt do të pajtohen se vdekja është më e keqja.
    Veriun po e paraqet si ‘varr’ për shqiptarët, për policët dhe për ushtarët.

Albin Kurti dhe Xhelal Sveçla (bashkë me bandat serbe) po e rrisin problemin e barrikadave dhe po e bëjnë të duket më i madh se që është.

Xhelal Sveçla veç rusë po sheh dhe për ta bërë situatën tragjike, kur flet për Veriun, përdorë shprehje të mëdha, si: po ndodh lufta hibrido-ruse – thotë.

Tuta në Veri është duke u prodhuar dhe fabrikuar nga qeveria Kurti dhe nga Aleksandër Vuçiq.

Në mënyrë që kur të dorëzohet, Albin Kurti do ta bëjë këtë për hir të parandalimit të viktimave. Sevap e ka.

P.S. E ju,
depotë e armatimit dhe barkun e bandave kriminale serbe i mbushni duke blerë zalloga të Serbisë.
Kurse, qeveria Kurti (me paret tona), natën ua bën ditë (dritat ua paguajmë ne – që kur të na vrasin të na qëllojnë me të parën).

Të ngjashme