Ekonomia Online
FUNDIT

Facebook-u ia mbyll faqen, Çitaku reagon nga Twitteri: Kjo është qesharake

Facebook-u ia mbyll faqen, Çitaku reagon nga Twitteri: Kjo është qesharake

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka njoftuar se rrjeti social Facebook ia ka mbyllur faqen e saj në këtë platformë. Çitaku ka shkruar në Twitter se ajo s’i ka shkelur kurrë rregullat. Por ajo tha se e ka një ose dy ide se kush ia ka raportuar faqen, ndërsa e ka quajtur […]

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka njoftuar se rrjeti social Facebook ia ka mbyllur faqen e saj në këtë platformë.

Çitaku ka shkruar në Twitter se ajo s’i ka shkelur kurrë rregullat.

Por ajo tha se e ka një ose dy ide se kush ia ka raportuar faqen, ndërsa e ka quajtur qesharak vendimin e Facebook.

“Jo se mërzitem kaq shumë Meta, por ju nuk keni asnjë arsye për ta çaktivizuar Facebook-un tim. Nuk i kam shkelur asnjëherë rregullat, KURRË. Mund ta kem një ose dy ide se kush e ka raportuar faqen time, por kjo është thjesht qesharake. Gjithsesi”, shkroi Çitaku.

Not that I care that much @Meta, but you have zero grounds to disable my @facebook. I have never violated the rules, NEVER.

I might have an idea or two as to who reported my page, but this is simply ridiculous.

Anyways. pic.twitter.com/uMilW6tmmH

— Vlora Çitaku (@vloracitaku) February 13, 2022

Të ngjashme