Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku përmes një letre dërguar Kuvendit ka paraqitur dorëheqjen e tij pas konfirmimit të dënimit nga Gjykata e Apelit.
Sidoqoftë Demaku në letrën e tij dërguar Kuvendit ka thënë se për të më shumë rëndësi ka mbështetja që i kanë dhënë qytetarët në këto momente se sa proceset e montuara gjyqësore, transmeton zeri.info.
“Rasti në fjalë të mbetet në ndërgjegjen e atyre që kinse në emër të popullit vepruan ndryshe”, ka thënë Demaku në letrën e tij.