Fadil Fazliu e thirri në telefon djalin e tij nga Haga dhe i uroi ditëlindjen

Prishtinë | 22 Mar 2025 | 15:10 | Nga Ekonomia Online

Fahri Fazliu ka bërë të ditur se babai i tij, Fadil Fazliu, ish-luftëtar i UÇK-së, e thirrur në telefon për t’i uruar ditëlindjen nga paraburgimi në Hagë.

Në një postim në Facebook, Fahriu thotë se babai i tij është duke u mbajtur padrejtësisht në Hagë.

“Sa më telefonojë nga burgu i Hagës babloki im Fadil Fazliu i cili padrejtësisht po mbahet në burgun e Hagës dhe më urojë ditëlindjen time. Shpresojë se ditëlindjen tjetër të presim në liri së bashku! Liri dhe drejtësi për gjithë Çlirimtarët”, shkroi Fahri Fazliu pas telefonatës së babait.

Fadil Fazliu në dhjetor të vitit 2024 u deklarua i pafajshëm, gjatë procesit gjyqësor në Hagë.

Ai po akuzohet për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare dhe mosbindje ndaj gjykatës.

Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu dhe Isni Kilaj u arrestuan më 5 dhjetor në Kosovë dhe u transferuan në objektin e paraburgimit në DhSK të premten më 6 dhjetor në bazë të aktakuzës së konfirmuar dhe fletarrestimeve të lëshuara nga Haga.

Të ngjashme