Fajon: Secili skenar tjetër përveç kompromisit me Greqinë është kthim prapa

Prishtinë | 02 Tet 2018 | 16:55 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga grupi i socialdemokratëve evropianë, Tanja Fajon për MIA-n thotë se është shumë e kënaqur me mbështetjen bindëse të cilën të gjithë qytetarët e Maqedonisë e dhanë për marrëveshjen e Greqisë edhe krahas faktit që shqetëson mosdalja.

Ajo vlerëson se tani e ka radhën Kuvendi për miratimin e amendamenteve kushtetuese.

“Kryeministri Zaev e ka mbështetjen time të plotë dhe shpresoj se Marrëveshja do të miratohet, secili skenar tjetër nënkupton kthim prapa”, paralajmëron Fajoni.

Maqedonia, përkujton ajo, kohë të gjatë ishte e paaftë që të përparojë dhe humbi shumë kohë në rrugën drejtë BE-së dhe NATO-s. Sot ajo beson se Marrëveshja ende ka mundësi të kalojë.

“Anëtarësimi në BE dhe NATO është skenari më i mirë për Maqedoninë”, thotë Fajon. Tani kreu politik dhe opozita duhet të tregojnë pjekuri dhe mençuri dhe t’i lënë interesat e Maqedonisë para interesave personale, porosit euro-deputetja nga Sllovenia.

Sipas Fayonit, BE-ja dhe NATO-ja do të vazhdojnë ta mbështesin Maqedoninë në periudhën e ardhshme që të mund të realizohen qëllimet euroatlantike të vendit. Ajo porosit se qytetarët, gjithashtu, në këto qaste duhet të tregojnë përgjegjësi para së ardhmes së vendit të tyre.

“Sa i përket bojkotit, ne nuk e dimë se kush janë ata njerëz të cilët kanë bojkotuar dhe pse, unë i ftoj të gjithë qytetarët që të ndërmarrin përgjegjësinë për shtetin e tyre”, tha ajo.

Fayoni vlerëson se opsioni për zgjedhje të parakohshme nuk është mi i miri.

“Dëgjova se kjo është mundësi dhe se Qeveria është e gatshme për diçka të tillë, por bëhet fjalë për kohë të shkurtër, dhe nuk jam e sigurt se sa njerëzit kanë dëshirë përsëri të dalin në votime. Tani është koha që Maqedonia të stabilizohet, nuk është koha për zgjedhje. Maqedonia duhet të jetë stabile dhe e fuqishme”, porosit Fajon.

E pyetur se a duhej Bashkimi Evropian të tregojë më shumë guxim në ndarjen e datës së qartë për bisedime, Tanja Fayon u përgjigj se “më së shumti guxim tregoi Zoran Zaev”.

“Qeveria e Maqedonisë e cila pas 27 viteve bëri marrëveshje të tillë për zgjidhjen e atij kontesti, kjo është ajo që është historike, gjithçka tjetër është pjesë e mbështetjes ndërkombëtare”, porositi Fajon, shkruan MIA, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme