“Fajtorë për aksidentet janë vetë shoferët”

Prishtinë | 12 Jan 2018 | 13:35 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Fakulteti i Inxhinierisë Ndërtimore dhe Infrastrukturës i Kolegjit UBT organizoi forumin me temën “Rregullat e reja të sigurisë në komunikacionin rrugor në Kosovë “.

Në këtë forum u prezantua për ligjin e ri për Kundërvajtje në trafikun rrugor nga njohës të kësaj fushe nga Policia e Kosovës dhe Ministria e Infrastrukturës, raporton Ekonomia Online.

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë dhe Infrastrukturës, Muhamet Ahmeti, theksoi se mbajtja e këtij forumi është një kontribut për informimin e pjesëmarrsëve në komunikacionin rrugor.

“Fakulteti jonë ka marrë një iniciativë, duke parë ligjin e ri për komunikacionin, kemi dasht të japim më shumë sqarime me këtë ligj dhe kemi mendu që ne të japim kontribut për këtë, që numri i aksidenteve që çdo vit është në rritje të zvogëlohet”, u shpreh Ahmeti.

Milaim Ahmetaj, udhëheqës i Divizionit të zyrës ligjore në Ministrinë e Infrastrukturës, tha se MI së bashku me Policinë dhe grupet tjera kanë hartuar ligjin e ri për trafikun rrugor.

“MI ka qenë bartëse për ligjin për trafikun rrugor dhe ka arritë në hartimin e tij dhe kanë qenë Policia e përfshirë edhe gjitha grupet e tjera të interesit”, tha Ahmetaj.
Ahmetaj theksoi se ky ligj ka për bazë që pjesëmarrsëve në komunikacion t’i bëjë me dije obligimet në trafik.

“Ligji i hartuar më 5 shtator 2016, ky ligj ka pas për qëllim rregullimin e kushteve bazë, sistemin e sinjalizimit dhe shenjat nga personat e autorizuar, detyrat kushtet për drejtim të mjetit, pajisjet e mjetit, ngarkesën e mjetit etj. Ky ligj ka transpozuar pjesërisht disa direktiva të BE-së, që ka të bëjë me rripin e sigurisë dhe sigurimin e fëmijës në veturë, inspektimet teknike në rrugë ( kontrollimin teknik të automjeteve), dhe rregullësinë e mjeteve mbi 3,5 ton“.

Jeton Rexhepi, drejtor i Departamentit të Trafikut në Policinë e Kosovës, theksoi se ndryshimi i këtij ligji ka të bëjë edhe me ndryshimin e termit komunikacion në atë trafik rrugor.

“Me ligjet e reja kanë ndryshu disa çështje për sigurinë në trafik, të rregullohen disa terma, që kanë marr vendimin final nga Kuvendi i Kosovës, ligje që janë në fuqi mijëra prej tyre është se termin komunikacion ta fusim në kokën tonë, ky term është trafik rrugor”.
Sa i përket mangësive dhe përparësive të ligjeve të fundi, Rexhepi theksoi se si mangësi janë mungesë e trajnimit dhe debateve me institucionet e ndryshme të cilat janë kontribuese në ligjin për kundërvajtje.

“Mangësi në implmenetim të ligjeve konsiderojmë mungesat e trajnimit, e debateve të përbashkëta me insitucionet e ndryshme që do të kontribonin që risitë të debatohen dhe të jenë të gatshme për implementim në kohën për ligjet në fjalë”.

Ndërsa përparësi sipas tij konsiderohet që për herë të parë po fillon ndalimi i drejtimit të mjetit me veprim mototik dhe shqiptimi i pikëve negative.

Sipas Rexhepit fajtori kryesor për shkaktimin e aksidenteve është faktori njeri.

“Faktori njeri mbi 85% është fajtor në shkaktimin e aksidenteve pa anashkaluar faktorin rrugë dhe automjet, shkaktimin më të madh të aksidenteve e bën shoferi duke mos përshtat shpejtësinë me kushtet e rrugës. Faktor tjetër është mosmbajtja e distancës, te aksidentet me fatalitet si faktor për shkaktimin e aksidenteve po prinë tejkalimi i shpejtësisë, dhe mungesa e sinjalizimit”, shtoi Rexhepi.

Të ngjashme