Burimi i ujit Zemzem është interesante se gjendet 80 kilometra larg bregdetit. Gjithashtu rreth tij nuk ka asnjë burim tjetër uji, fakt ky që shkakton huti tek shkencëtarët.
Prej burimit të Zemzemit, e cila është vetëm 1.5 metër e thellë, gjatë periudhës së haxhit me miliona njerëz pinë ujë por niveli i ujit nuk pakësohet asnjëherë. Uji Zemzem krahas ujërave të tjera përmban shumë më shumë vlera ushqyese dhe minerale, por me gjithë hulumtimet e bëra ende nuk dihet burimi i tij.
Uji Zemzem, i cili largon etjen dhe urinë, është duke u analizuar nga ekspertët. Sipas analizave të bëra në laboratorët në Evropë vërtetohet se uji Zemzem përmban shumë pak sulfur.
Ndërsa sipas analizave të bëra në SHBA mësohet se uji zemzem është uji i vetëm i cili nuk përmban mikroorganizma dhe baktere. Sipas raportit të WHO-së uji Zemzem është njëri ndër ujërat më të pijshëm dhe më të shëndetshëm në botë.
Uji i Zemzemit është i pasur me kripëra të kalciumit dhe të magnezit. Këto kripëra janë pak më shumë në ujin e Zemzemit se sa në ujërat e tjera. Një tjetër vlerë e ujit të Zemzemit është se ai përmban fluorite, të cilat kanë aftësinë t’i vrasin mikrobet.
Pusi i Zemzemit nuk është tharë asnjëherë. Përkundrazi, ai i ka plotësuar gjithmonë nevojat për ujë. Ai ka ruajtur gjithmonë të njëjtën përbërje kripërash dhe të njëjtën shije, që kur ekziston.
Që ky ujë pihet, njihet botërisht, sepse hanxhinjtë nga e tërë bota vizitojnë Qaben çdo vit për Haxh dhe për Umre, dhe asnjëherë nuk janë ankuar për të.
Përkundrazi ata janë kënaqur gjithmonë me të. Joshja e ujit të Zemzemit ka qenë dhe është gjithmonë universale. Uji ka shije të ndryshme.
Zemzemi asnjëherë nuk është trajtuar kimikisht dhe asnjëherë nuk është klorinuar, siç ndodh me ujërat e qyteteve. Zakonisht, në shumicën e puseve ka rritje biologjike dhe bimësi (alga etj.). Kjo e bën ujin e tyre të papëlqyeshëm në shije dhe në erë. Por, me pusin e Zemzemit nuk ndodh kështu. Aty asnjëherë nuk ka pasur shenja rritjesh biologjike.