Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka thënë se Komuna e Prishtinës, nën udhëheqjen e Shpend Ahmetit, ka punësuar qindra aktivistë të jashtëligjshëm.
Bajrami në një konferencë për media, madje i ka bërë thirrje kryetarit aktual të Prishtinës Shpend Ahmetit, kandidat i Vetëvendosjes i cili pretendon dhe një mandat tjetër qeverisës në kryeqytet, të ballafaqohet në debate me kundërkandidatin e tij nga LDK, Arban Abrashi.
Tutje Hykmete Bajrami nga LDK, konsideron se 71% e tenderëve të shpallur nga komuna, ka pasur shkelje ligjore, ndërsa ka deklaruar se kryeqyteti nën menaxhimin e Shpend Ahmetit nga Vetëvendosje, ka pësuar humbje buxhetore pasi ka keqmenaxhuar me paranë publike.
Ajo në fjalimin e saj në konferncën e sotme të mbajtur për media, ka shtuar po ashtu se LDK konsideron që faktet e keqmenaxhimit në Prishtinë, po e mbajnë Shpend Ahemtin larg debateve me Arban Abrashin e LDK, pasi refuzon të jap përgjigjie për shkeljet që janë bërë në komunë.